Home
Faqja kryesore  Struktura e faqes  Kontakt  EnglishEnglishItalianoItalianoShqip 
Home
Rreth nesh
 

Ardeno Sh.P.K. Autostrada Tiranë-Durrës km2 Tirana, Albania Tel/Fax. +355-(0)-4 2407274 E-mail: info@ardeno.com / ardeno1@hotmail.com

 
 
EnglishEnglishItalianoItalianoShqipDeveloped by Who-r-We? Webdesign
   Ardeno  -  Rreth nesh

Rreth nesh

ARDENO, Fabrikë për Përpunimin e Drurit dhe Mobilime, është lider në Shqipëri për prodhimin e karrigeve, tavolinave, parkete druri dhe mobiljeve të ndryshme.

Vetëm 2 km larg Tiranës, ajo është ndërtuar në një mjedis prej 8.000 m2 dhe krenohet me teknologjinë e saj të përparuar gjermane dhe italiane, e cila gjithmonë rinovohet me hapat e zhvillimit të teknologjisë. Ekspozita ARDENO, me një sipërfaqe prej 2.000 m2, ju jep mundësinë e shkëlqyer për të zgjedhur më të mirën për mobilimin total të shtëpisë, lokalit, hotelit, shkollës, çerdhes, kopshtit dhe mjediseve të tjera.

Në sajë të bashkëpunimit me firma të ndryshme në Itali, ku ARDENO eksporton materiale të ndryshme dhe në të njëjtën kohë, importon materiale gjysmë të gatshm, kompania ka sot të drejtën e prodhimit dhe të shitjes të 120 lloj karrigeve dhe 70 lloj tavolinave.

Me kapacitetin dhe potencialin që zotëron, ARDENO ka në çdo moment 20.000 karrige dhe 5.000 tavolina gjëndje për t'iu përgjigjur kërkesave të klientëve të saj.

Në prodhimet ARDENO do të gjeni modele dhe stilime moderne, klasike, barok dhe ekonomike.

Stafi i kualifikuar ia shton vlerat produkteve ARDENO të çertifikuara me Çertifikatën ISSO 9001-2008.

Gjithmonë jeni të mirëpritur tek ARDENO! Ne punojmë për rehatinë tuaj!

  kthehu në fillim të faqes  
Home
 
Rose-2009® CMSTë gjitha të drejtat e rezervuara. © Ardeno Albania 2004-2013 - ju jeni vizitori 381716